Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është sqaruar në lidhje me deklaratën e dhënë sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku e akuzoi tashmë kryeministrin, Albin Kurti, në lidhje me atë që siç tha, fëmija i tij nuk di të flasë shqip.
Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova, Musliu po ashtu u shpreh se ishte i pakuptimtë fakti që Kurti, dukë pasur vota të mjaftueshme për krijimin e Qeverisë, zgjodhi që votimi të bëhej sot.
“S’e kuptonim dot ngutjen e tij dhe pse ai zgjodhi të votohej nëpër terr. Njeriu që me vite e ka kritikuar votimin nëpër terr, me krejt komoditetin që e ka, vendosë që sot të zgjidhet nëpër terr, dhe kjo ishte e pakuptimshme”.
“Opozita ka dhënë shembullin më të mirë edhe me debate e vota, e dha një sinjal që ky vend mjaft ka parë gaz lotsjellës, vezë e policë në Kuvend, e mjaft ka parë dhunë. Ne si PDK kemi qenë konstruktivë, e kemi dhënë kontributin tonë si deputetë e si opozitë”.
“PDK e ka kuptuar realitetin e ndodhur në Kosovë – jemi në opozitë dhe kështu do të veprojmë, në rrugë ligjore e institucionale dhe rregullat që janë në Kuvend. Asnjëherë PDK s’ka qenë nxitëse e dhunës, por e kemi dënuar çdo akt që ka ndodhur qoftë në Kuvend e Qeveri ose diku tjetër”.
“Në fjalimin tim sot në Kuvend nuk e kam pasur synimin që ta fyej asnjë jetim, se unë jetime jam rritur vet, më ka vdekur nëna në moshën 1 vjeç e gjysmë, e më pas edhe babai dhe e di se çka do të thotë të rritesh jetim”.
“Ka pasur të bëjë me familjet e tyre, se në Kuvend është terrorizuar me familjet e secilit politikan që s’kanë qenë në Lëvizjen Vetëvendosje. Kanë shkuar aktivistët e LVV-së ia kanë mësyrë shtëpisë së Kadri Veselit ku jetojnë dy të moshuar të moshës 80 vjeçare, a s’është kjo terrorizim? E kanë sulmuar edhe shtëpinë e Isa Mustafës, kemi raste edhe kur Prishtina është mbuluar me posterë të djalit të presidentit”.
“Reagimi im ishte për t’i tërhequr vërejtjen Kurtit që të mos krijojë standarde të tilla të ulëta, sepse ato pastaj do t’i kthehen atij”.
“Kryeministri i cili e ka plot gojën patriotizëm, e fëmija i vet nuk flet shqip, kjo për mua është e papranueshme. Është shembull i keq për kryeministrin që e mohon gjuhën e vet. Një prind që nuk ia mëson gjuhën amtare fëmijës s’mund të jetë shembull”.
“Ai e ka veshur petkun e kryeministrit të vendit. Një kryeministër që nuk e sheh Kosovën si vend të denjë për të jetuar familja e tij, një kryeministër që udhëheqë me vendin, apelon e moralizon te qytetaret e tjerë, ai duhet fillimisht që familjen e tij ta ketë këtu”, deklaroi deputetja e PDK-së.
Musliu po ashtu foli edhe në lidhje me votën pro të kolegut të saj nga PDK, Xhavit Haliti, për zgjedhjen e Glauk Konjufcës së LVV-së për postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.
“Deputeti është i lirë të votojë si ai e ndjen dhe mendon se është e drejtë. Xhavit Haliti është deputet me eksperiencë dhe ka votuar me vullnetin e tij të lirë e të plotë. Kështu ka menduar ai që është e drejtë, pra të votohet Glauk Konjufca dhe ashtu ka votuar”.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation