Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se Kosovës i duhet PDK-ja.
Këto komente Musliu i bëri me qytetarët e Skenderajt, ku tha se subjekti politik që ajo i përket do të kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info
Musliu falënderoi secilin që ishin prezent në këtë bashkëbisedim.
Postimi i plotë i deputetes pa ndërhyrje:
Kosovës i duhet PDK-ja, PDK-së i duheni ju. Partia Demokratike e Kosovës, nuk është thjeshtë parti politike, Partia Demokratike është skarifica dhe lufta për liri, është historia e pavarësisë, shtetndërtimit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Partia Demokratike është zëri i atdhedashurisë.
Prandaj PDK duhet dhe do të kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ky ishte tenori i debatit tim me qytetarët e Skenderajt.
Këtë ndjenjë qytetare ne duhet ta marrim me seriozitet sepse është ndjenja që këtë popull dhe këtë vend e mbajten të papërkulur me mijëra vjet.
Atdhedashurinë dhe krenarinë e votuesve tanë, ne duhet ta komportojmë në vizion politik për të ardhmen e Kosovës. Qëndrueshmërinë e votuesve tanë duhet ta përkthejmë në program politik për fitore. Faleminderit shumë për secilin prej jush që ishit prezent dhe u bëtë pjesë në këtë bashkëbisedim.
Los Anxhelos: Flakët shpërthejnë nëpër shtëpi teksa 30,000 n...
Parashikimi i motit në Shqipëri, reshje shiu dhe borë
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurohet një shkollë dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Nag...