Imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, lidhur me peticionin për xhaminë që planifikohet të ndërtohet në ‘Dardani’ të Prishtinës ka thënë se ajo është pronë e shtetit dhe se duhet të ndërtohet.
Sipas Musliut, krejt kjo zhurme që po bëhet ditëve të fundit, është ‘taksirat’ që të mos finalizohet xhamia.
Imami Musliu thotë se zhurmë po bëhet për shkaqe politike, meqë sipas tij tash janë edhe zgjedhjet lokale.
‘Krejt kjo zhurmë është taksirat mos me u ndërtu xhamia.Gabim e kanë ata që mendojnë se nuk duhet të ndërtohet xhamia.’, ka thënë Osmani në Info Magazin.
Osmani u bën thirrje shoqërisë civile që së pari t’i shohin ndërtimet pa leje, duke përmendur se së pari duhet të rrëzohet Kuvendi e Qeveria, e pastaj të mos ndërtohet xhamia ku edhe është planifikuar.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...