Google ADS

Musliu i kundërpërgjigjet Dardan Sejdiut lidhur me deklaratat për Veselin

21:36 | 12 Korrik 2017
Arbresh.info

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, i është kundërpërgjigjur përmes një postimi në Facebook, nënkryetarit të Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, i cili  gjatë ditës ka deklaruar se lideri i PDK, Kadri Veseli nuk duhet të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës. 

Ajo ka shkruar se VV mbledh në fronte njerëz “patriot” që nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Statusi i plotë:

Sot paska fol edhe ylli i ri i estradës së kuqe sovjetike nga VV, Dardan Sejdiu, që po shijon “sukseset” e fitores humbëse të 11 qershorit dhe paska thëne se Kadri Veseli nuk është njeri i duhur për kryeparlamentar!?

Ani, mirë e ka, pasi tash ka fituar edhe mandatin e deputetit, ky ma i butë se ai shoku i tij “Skenderbeu” (baba i tij me alltia u endeke në Kosovën e vrarë të vieve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij); por edhe ky Sejdia me nanën e vet, gjyqetare të dhunshme të Millosheviqit në Kosovë, duke punuar deri në 1999, me kanë me nxanë Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të gjallë atëhere, nuk dihet a i kishin lëshuar të gjallë ndonjëhere prej gjyqit serb ku ka punuar!? E lëre ma kryetar shteti apo kryeparlamentar!?

Populli im, sa çudi kjo VV, ka mbledhë në fronte tërë këtë soj të këtyre njerëzve “patriot”! !!!!
Ama patriot!
Këta, për ata nuk e njohin shtetin e Kosovës, vec e dojnë me nostalgji bashkimin e madh … sovjetik!

Të ngjashme