Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar pasi që Gjykata Speciale dje ia ka ndaluar Jakup Krasniqit bartjen e kollares me shqiponjë.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Gjykatës së themeluar në Kuvendin e Kosovës, po i pengon identiteti shqiptar, shkruan Arbresh.info.
Ajo kritikoi heshtjen e institucioneve ndaj “sjelljeve raciste” të kësaj gjykate.
“Gjykatë speciale, institucion i themeluar në Kuvend të Kosovës me ligje e Kushtetutë të Kosovës, ua ndalon shqiptarëve me hy në institucione të veta me një kollare me shqiponjë. Se kjo gjykatë është politike dihet botërisht por heshtja e institucioneve tona ndaj këtyre sjelljeve raciste është e papranueshme.”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Gjykatës së themeluar në Kuvendin e Kosovës, po i pengon identiteti shqiptar!!!
Gjykatë speciale, institucion i themeluar në Kuvend të Kosovës me ligje e Kushtetutë të Kosovës, ua ndalon shqiptarëve me hy në institucione të veta me një kollare me shqiponjë.
Se kjo gjykatë është politike dihet botërisht por heshtja e institucioneve tona ndaj këtyre sjelljeve raciste është e papranueshme.
Bacës Jakup veç munden me ia mar të ligat se ai me shokët e tij të idealit shqiponjën e kanë në zemër, por ku jemi ne si Kuvend e si Qeveri, si parti politike, si Organizata Joqeveritare, ku jemi ne si komb qe nuk ngrihemi në këmbë kur ca “gjyqtarë” të shitur shkelin mbi krenarinë tonë dhe drejrësinë e përbaltin për portofol përsonal.
Ku jemi ne, kur atyre luftëtarëve u shkelën të drejtat njerëzore, kur manipulohen e kërcënohen dëshmitarët që nuk bëhën vegla të kësaj gjykate, ku jemi ne kur me dokumenta serbe nxirren verdikte në emër të popullit????
Në realitet, çfarë mund të presim nga një qeveri dhe një pjesë e opozitës që deponuan dosje në favor të themelimit të kësaj gjykate.
Çfarë mund të presim nga një klasë politike e çoroditur deri në palcë????
As edhe një gjë!/Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Jakup Krasniqit i hiqet kollarja para se të nis seanca – reagon avokatja
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren