Duke folur për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, dhe për anulimin e vizitës në Kosovë të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka nisur me batutë çështjen e anulimit të vizitës së Trendafilovës
“Na paska marrë në qafë që s’po vjen”, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka thënë se nuk i di arsyet që ajo nuk ka ardhur dhe ka shprehur shpresën se do të jepet një sqarim pse është anuluar vizita e saj.
“Nuk e di çfarë ka me ndreq. Nuk është koha që Trendafilova apo kushdo tjetër të vijë në Kosovë për gjoja ta rregullojë imazhin e Gjykatës Speciale. Krejt çka duhet të bëjë Trendafilova dhe të tjerët atje, duhet të punojnë drejtë dhe në vijë me atë për çka është themeluar dhe është votuar Gjykata Speciale”, ka theksuar Musliu në Rtk.
Sipas saj tashmë të gjithë e kanë të qartë se gjithçka ka devijuar në punën dhe proceset e Gjykatës Speciale.
“Ne si Kuvend kemi themeluar një Gjykatë për të trajtuar supozimet dhe të gjeturat e Dick Martyt sipas librit të Carla Del Pontes. E ne e dimë se deri tani askush nuk merret me ato supozime dhe çdo raportim që e kemi nga kjo Gjykatë po del që ajo është më shumë se shtet në veti”, ka thënë Musliu.
Trendafilova është dashur të vijë në Kosovë me 4 korrik, për të debatuar me shoqërinë civile dhe mediat në Gjilan, por sot është njoftuar se kjo vizitë është anuluar dhe takimin e saj, ajo do ta mbajë vetëm online.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...