Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur politike Gjykatën Speciale dhe ka thënë se Dhomat e Specializuara kanë dështuar të ofrojnë drejtësi.
Këto komente ajo i ka bërë lidhur me arrestimet e fundit të gjykatës në Hagë të Isni Kilajt, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut.
“Kjo gjykatë që nga themelimi e deri më sot nuk na ka dhënë asnjë sinjal se është bërë vërtetë një gjykatë për drejtësi. I kam përcjell me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe çdo ditë e më tepër po na dëshmon kjo është gjykatë politike, e cila fatkeqësisht po i përndjek ish-ushtarët e UÇK-së dhe liderët e Kosovës”, ka thënë Musliu në rtk.
“Dështimi i Gjykatës së Hagës dhe Dhomave të Politizuara, sepse për mua nuk janë të specializuara, dështimi i tyre për të ofruar drejtësi, ka rezultuar me arrestimin e rastit të fundit Kilaj, Fazliu, Smakaj dhe Kuçi”, ka shtuar ajo.
Musliu ka folur edhe për zhvillimet aktuale në vend.
Për sulmin në Ibër – Lepenc, deputetja nga PDK ka thënë se qeveria po bën politikë me rastin në fjalë dhe me sigurinë në veri të vendit.
“Është shumë e vërtetë që sulmet e tilla ndodhin në gjithë botën. Mirëpo e gjithë bota nuk bën propagandë në raste të tilla, por e studion në thelb nga po i vjen kërcënimi. Nuk del e gjithë bota t’i shaj mediat pse po raportojnë një rast të tillë, por kërkojnë nga to të kenë vigjilencë. Jemi në prag të zgjedhjeve, nuk guxojmë veriun e Kosovës ta shndërrojmë në kartë elektorale, nuk bëhet politikë me sigurinë e vendit”, ka thënë Musliu.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...