Google ADS

Musliu – Gërvallës: Donikë, jep dorëheqje

13:09 | 29 Maj 2023
Emir Abduramani

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDKa, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar dorëheqje nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz, për ngritjen e aktakuzës sot ndaj saj.

Gërvalla akuzohet për mosedklarim të pasurisë, teksa Musliu ka thënë se ajo ka qenë e suksesshme vetëm në terrorizim të stafit të saj, de-funksionalizim të shërbimit të jashtëm dhe skandalet.

“Donikë jep dorëheqje!

Donika Gërvallës, gruas që udhëheq me dikasterin më të rëndësishëm në fazën nëpër të cilën po kalojmë, i qenka ngritur aktakuzë nga Prokuroria.

Ministrja e skandaleve ka qenë e suksesshme vetëm në tri gjëra:

Terrorizimin e stafit të MPJD-së

De-funksionalizimin e Shërbimit të Jashtëm

Krijimin e skandaleve të njëpasnjëshme

Tashmë kur ndaj saj edhe është ngritur aktakuza, ministrja e skandaleve duhet ta ndërmarrë veprimin e vetëm që është dashur ta ndërmarrë përgjatë këtyre dy viteve të fundit: dorëheqjen e menjëhershme e të parevokueshme” shkruan Musliu-Shoshi në reagim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme