Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka njoftuar se dy vite më parë u diagnostikua me një problem në zemër.
Me anë të një postimi në Facebook, Musliu ka falënderuar ë gjithë mjekët që punojnë në raportin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK dhe në Spitalin Amerikan për kujdesin, shkruan Arbresh.info.
“E falënderoja po ashtu çdo institucion dhe çdo individ që ishte pranë meje dhe më ofroi mbështetje. Mbështetja e tyre më ka bërë jashtëzakonisht mirënjohëse, por edhe krenare për çdo hap që kam bërë sepse në një moment shumë delikat të jetës sime më kanë dëshmuar se jam e bekuar me miq të vërtetë.”, ka shkruar ajo.
Ndër të tjera, ka njoftuar se me rekomandim të mjekëve kosovarë duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila, do të kryhet jashtë vendit, pasi që siç thotë ajo mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë.
LEXO EDHE:
Ganimete Musliu udhëton drejt Gjermanisë, pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike
“Sistemit shëndetësor të Kosovës realisht i mungojnë shumë gjëra përveç mjekëve, kështu që shpresoj që kjo gjendje të përmirësohet dhe askush të mos detyrohet t’i nënshtrohet procedurave të shërimit jashtë vendit.”, ka shkruar tutje deputetja e PDK-së.
Më tej ajo ka njoftuar se i duhet të tërhiqet përkohësisht nga puna e përditshme.
“Mëqe me duhet të tërhiqem përkohësisht nga puna ime e përditshme, dua t’ju falënderoj të gjithëve padallim, që më keni shkruar, jeni lutur për mua dhe më keni uruar gjithë të mirat.”, shtoi ajo.
“Paçi edhe ju shendetin dhe të gjitha të mirat në jetë. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.”, përfundoi Musliu./Arbresh.info/
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...