Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë se rasti “Panda” është nja nga rastet më të tmerrshme që Serbia ka sajuar kundër shqiptarëve të Kosovës.
Në përvjetorin e këtij rasti, Musliu përmes një postimi në platformë X, potencoi se Serbia me 14 dhjetor 1998 vrau gjashtë të rinjë serbë në Pejë, duke fajësuar UÇK-në, përcjell Arbresh.info
“Një nga rastet më të tmerrshme që Serbia ka sajuar kundër shqiptarëve të Kosovës, por edhe ndaj serbëve, është ai i një çerek shekulli më parë, i njohur si rasti Panda. Më 14 dhjetor 1998, Serbia vrau 6 të rinj serbë në Pejë, duke fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Musliu.
Sipas tij në atë kohë ky trillim i ngjarjes nga shërbimi sekret i Serbisë pati sukses të përkohshëm në arenën ndërkombëtare, por pas 15 vitesh shteti serb e pranoi se shqiptarët nuk qëndronin pas këtyre vrasjeve.
“Kjo pati një efekt pozitiv të përkohshëm për Serbinë, sepse diplomacia botërore i besoi Beogradit. Serbia vetëm pas 15 vitesh pranoi se xhelati i rinisë serbe ishte dikush nga shërbimet inteligjente serbe, por ende askush nuk u gjykua”, tha ai.
“Gjërat që kanë mbetur të njëjta për një çerek shekulli:
– Vuçiq
– Mediat ende përhapin dezinformata;
– Shërbimet e inteligjencës ende fabrikojnë raste dhe vrasin njerëz;
– Kisha Serbe është ende pjesë e dezinformatave #serbe dhe pjesëmarrëse në trillime”, shkroi Musliu./arbresh.info
One of the most terrible cases that #Serbia fabricated against the #Albanians of #Kosovo, but also against the #Serbs, is the one a quarter of a century ago, known as the #Panda case. On December 14, 1998, Serbia killed 6 young Serbs in #Peja, blaming the Kosovo Liberation Army. pic.twitter.com/xWrMnSDWDM
— Agim Musliu (@agim_musliu) December 14, 2023
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...