Google ADS

Musliu: Ankesat e mërgatës për KQZ-në të vërteta, misionet tona jashtë vendit të mbushura me militantë të VV-së

12:17 | 27 Shkurt 2025
E.K

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar KQZ-në se me “diplomacinë po shërbejnë për sigurimin e votave për VV-në”.

Ajo ka theksuar se “ankesat e mërgimtarëve, që KQZ po i pengon të regjistrohen si votues në misionet diplomatike jashtë vendit, janë të vërteta”.

Musliu ka pohuar se misionet e Kosovës jashtë vendit janë të mbushura me militantë partiakë, të cilët sipas saj kanë si detyrë vetëm “sigurimin e votave” për Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën.

‘KQZ dhe diplomacia jonë u vunë në shërbim të votave për VV-në. Tani po bëhët e qartë: Se ankesat e mërgimtarëve që KQZ po i pengon të regjistrohen si votues nëpër misionet tona diplomatike jashtë vendit paskan qenë të vërteta. Se misionet tona jashtë vendit janë të mbushura me militantë partiak, të cilët të vetmen detyrë e kanë sigurimin e votave për Albinin dhe Donikën. Se shteti, në të gjitha hallkat e tij, është i kapur. Se jemi në prag të instalimit të një diktature. Diaspora jonë nuk është e Albin Kurtit, por mundësitë më të mira po ju ofrohen atyre që po bërtasin “ Albin baba” dhe kjo çështje duhet ndjekur nga institucionet përgjegjëse”, shkroi ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm