Mushkolaj: Vendit i duhet një qeveri stabile të marrë vendime të rëndësishme dhe të rënda

18:44 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

Analisti Imer Mushkolaj, duke folur për formimin e Qeverisë së re nga ana e koalicionit fitues të këtyre zgjedhjeve, ka theksuar për Telegrafin se është shumë e rëndësishme se çfarë ekzekutivi do të formojë koalicioni fitues i zgjedhjeve, PAN.

Ai ka thënë se i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj edhe mund t’i sigurojë numrat, sa për një shumicë të thjeshtë.

“Por, shumë më e rëndësishme është të dihet, se a mund ta krijojë PAN-i Qeverinë dhe çfarë qeverie do ta krijojë. Një shumicë e thjeshtë, e varur nga Lista Serbe, rrjedhimisht Beogradi, nuk është zgjidhje e duhur”, i tha Mushkolaj.

Ai më tutje ka theksuar se “vendit i duhet një qeveri stabile, që të mund të marrë vendime të rëndësishme dhe të rënda”.

“Andaj, nëse PAN dështon, duhet ofruar rastin shumicës së krijuar. Aventurat, veç për përmbushje të egove personale, janë të rrezikshme”, ka thënë Mushkolaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme