Google ADS

Mushkolaj pasi Osmani tha se Prindoni nuk i sulmoi mediat: Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti

21:15 | 10 Shkurt 2022
KRG

Analisti Imer Mushkola ka reaguar pasi që Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Prindon Sadriu  nuk i ka quajtur mediat “Ndërmarrje e përbashkët Kriminale”.

Mushkolaj me an të të një postimi në facebook ka thënë se të gjithë e kemi parë dhe e kemi lexuar postimin e bashkëshortit të saj.

“Presidentja po na konsideron edhe analfabetë, teksa po thotë se bashkëshorti i saj nuk i ka quajtur asnjëherë mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. “Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani për RTK’në. Por, presidentja duhet ta dijë se nuk jemi të tillë, shohim dhe lexojmë. Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti”, shkroi Mushkolaj në Facebook. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme