Mushkolaj: Paraqitja e Radojçiqit në veri nuk ishte mesazh për institucionet e Kosovës

23:44 | 7 Korrik 2022
L G

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se pretendimet që nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq udhëheq veriun nuk janë diçka e re por një udhëheqje e tillë, sipas tij, është e ndihmuar nga policët në veri të vendit të cilët janë të ndikuar nga strukturat serbe.

Mushkolaj ka thënë se nuk mund të presim që policia në veri të veprojë kundër strukturave të cilat iu japin presion e privilegje.

“Ne e dimë kush janë shumica e pjesëtarëve të policisë në veri. Me marrëveshjet e Brukselit ata veç e kanë ndërrua uniformën e mbrojtjes territoriale, strukturave civile e rojave të urës. Nuk mund të presim nga njerëzit që kanë pasur privilegje ose presion prej këtyre strukturave për të vepruar kundër strukturave të njëjta”, ka thënë ai gjersa ka shtuar se ata “janë policë të Kosovës formalisht, mirëpo janë nën ndikimin e strukturave atje”, tha ai në rtv dukagjini.

Pasi ka bërë të qartë se mos marrja e ndonjë mase ndaj policëve të pretenduar si bashkëpunëtor të Radojçiq ndër të tjera Mushkolaj ka përmendur aksionin e sekuestrimit të kamerave të sigurisë të vendosura nga strukturat ilegale serbe në komunën e Shtërpcës përgjatë të cilit, reagimi i serbëve civilë ishte indiferentë.

“Thjeshtë thoshin policia e kryen punën e vet dhe kjo është në rregull”, ka thënë Mushkolaj gjë e cila sipas tij, tregon që strukturat civile serbe nuk janë të ndikuara si më parë.

 

 

 

Të ngjashme