Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se rezultati real i zgjedhjeve të 22 tetorit, janë ato që janë shpallur në raundin e parë, sepse sipas tij, balotazh ka tjera pazare dhe kombinatorika.
Ai në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka theksuar se nuk do të ishte befasi nëse do të ndodhë përmbysja e rezultateve në garën e balotazhit.
“Viti 2013 ka treguar se përmbysja e rezultateve është e mundshme. Këtu e kemi rastin e Ferizajt, ku kandidati i PDK-së edhe pse kishte dalë i pari, në balotazh e humbi garën. Për të vazhduar me rastin e Mitrovicës, ku Agim Bahtiri, me një diferencë gati prej 20 për qind të votave e kishte përmbysur rezultatin”, ka shtuar Mushkolaj.
Sipas tij, është gabim krahasimi dhe matja e votës së zgjedhjeve parlamentare me ato lokale, sepse sipas tij, vota nacionale nuk mund të përkthehet automatikisht në votë lokale
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë