Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi në një konferencë për media deklaroi se është duke vazhduar edhe sot numërimi i votave të ardhura nga Diaspora dhe votave me kusht.
E për këtë erdhi edhe reagimi i analistit, Imer Mushkolaj i cili tha se me trendin e verifikimit nga KQZ, rreth 30 për qind e votave nga diaspora mund të shpallen të pavlefshme, shkruan portali arbresh.info
Me trendin e verifikimit nga KQZ, rreth 30 për qind e votave nga diaspora mund të shpallen të pavlefshme.
Posted by Imer A. Mushkolaj on Saturday, 20 February 2021
Kujtojmë se, tutje Elezi tha se është shënuar progres në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), rreth aktiviteteve të cilat duhet të zhvillohen për të shpallur rezultatet përfundimtare.
“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur rreth 4 950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje”, ka thënë Elezi. / arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...