Mushkolaj: Kurti ka filluar ta zbus retoriken e mëparshme që kishte

22:57 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Imer Mushkolaj ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosja është në këtë pikë ku është për shkak të ideologjive të tyre si bashkimi kombëtar e të tjera.

“Kurti në sytë e njerëzve shihet si njeri i aksioneve, është burgosur shumë herë. Nuk e kemi provuar në pushtet dhe nuk e dimë se si është. Kohët e fundit ka nisur ta zbus retorikën për bashkim kombëtar dhe mendoj se është një strategji mirë e menduar. Po ashtu ka edhe çështje tjera që mund të sjellin njerëz të rinj”, ka thënë ai.

Sipas Mushkolajt ka pasur lëvizjë nga ajo se çfarë Albin Kurti ka përfaqësuar.

“Ndoshta këtë e ka bërë pasi që është si kandidat për kryeministër që të bëhet më konkret. E njëjta ndodh edhe tek koalicioni PDK-AAK-NISMA se nuk është vetëm Ramush Haradinaj ai që po e përfaqëson këtë kandidat është edhe Veseli e Limaj”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme