Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nëse Presidenti dëshiron të rrëzohet Qeveria, ai do të kishte ndikim vendimtar.
“Po të mos donte z.Thaçi të krijohej ky koalicion qeveritar, të gjithë e dimë se nuk do të mund të bëhej”, tha Mushkolaj në “Debat Plus” më Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se Qeveria mund të bie kur dëshiron Thaçi apo ndonjëri nga partnerët e koalicionit e jo nëse dëshiron apo jo opozita.
“Duke pasur parasysh ndikimin e Thaçit në Qeveri, jo rastësisht edhe ndërkombëtarët, SHBA e BE po i drejtohen me kërkesa Thaçit për të hequr taksën ndaj mallrave serbe”.
Analisti thotë se Haradinaj dhe AAK-ja kanë pranuar të hyjnë një qeverisje me shumë hisedarë vetëm për të marrë postin e kryeministrit.
“AAK-ja ka hyrë në lojë nga momenti kur ka pranuar të futet në këtë koalicion qeverisës”.
Mushkolaj thotë se fatkeqësia është se kryeministri Haradinaj i ka lënë duart e lira presidentit Thaçi për të çuar para idetë e dëmshme për vendin.
Duke folur për taksën ndaj produkteve serbe, analisti thotë se nëse nuk merren masa tjera reciprociteti, ky vendim dyshon se është marrur për qëllime të caktuara.
“Presim se çfarë po ndodh, por nëse mbetet kështu dhe hiqet dorë [nga taksa] në një moment të caktuar, unë kam të drejt të them se kjo taksë është bërë për qëllime të caktuara, për të tërhequr vëmendjen nga dështimet”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...