Analisti Imer Mushkolaj thotë se kryetari i LDK-së është i gatshëm ta sakrifikojë partinë për të ardhur në postin e presidentit.
“Mustafa është i gatshëm ta sakrifikojë partinë dhe do të jetë në gjendje të bëjë gjithçka që të përmbyllë karrierën e tij të stërzgjatur politike me pozitën e presidentit”, tha ai në “Debat Plus” .
Ai thotë se Mustafa është në gjendje ta sakrifikojë edhe pozitën e kryeministrit për ta marrë postin e presidentit.
Mushkolaj thotë se megjithatë vendi duhet të shkojë në zgjedhje pasi sipas tij populli nuk ka besim në të.
“LDK deri më tani ka shkelur të gjitha premtimet e dhëna prej saj, madje janë shkelë edhe premtimet e zotit Hoti”.
Analisti thotë se PDK ka apetite shumë më të mëdha se disa poste apo zëvendëskryeministra.
“Zëvendëskryeministrat janë në qeveri vetëm për të akomoduar disa interesa të partive politike por nuk janë poste të rëndësishme. Nuk duhet të ketë më shumë se dy zëvendëskryeministra”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?