Mushkolaj e quan të dyshimtë vdekjen e vajzës së ish-luftëtarit të UÇK-së

10:42 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Gati një vit pas vrasjes së pasqaruar të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Bedri Curri, në Korreticë të Drenasit, është aksidentuar për vdekje vajza e tij, Bleranda Curri, në Fushë-Kosovë.

E vdekjen e Blerandës e ka komentuar edhe analisti politik, Imer Mushkolaj.

Ky i fundit në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se është shumë e dyshimte vdekja e saj.

“Kriminelët janë në gjendje të bëjnë gjithçka, vetëm ta shpëtojnë veten”, ka shkruar Mushkolaj.

Bedri Curri, i vrarë më 21 prill të vitit të kaluar, me një plumb në kokë, dyshohet se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme