Imer Mushkolaj në emisionin Debat plus ka thënë se Avdullah Hoti kur po jep shifra dhe premtime është i sigurt.
“Duke e njohur si profesionist të fushës ai në ato premtime që po i jep është shumë i sigurt. Ai nuk është shumë me karizëm si dy kandidatët e tij por nuk është se duhet lënë mrapa pasi që shkollimi i tij e sjell një gjë të tillë. Tek LDK ai elektorati që ka refuzuar të votoj do të mund tani të mobilizohet të votoj. Do të çuditesha që nga LDK-ja të kandidojë dikush tjetër”, ka thënë ai.
Edhe Berat Buzhala në emisionin Debat plus ka thënë se do të duhej që Avdullah Hoti të kishte pak më shumë kohë.
“Ai është i njohur në studioit televizive por ka njerëz që nuk e njohin. Hoti këtë dobësi mund ta kthej në përparësi por zgjedhjet janë afër. Nëse zotëri Mustafa nuk e pengon e len të pavarur të ecë do të ishte mirë sepse LDK po e bënë ekipin e saj. Elektorati duhet ta sheh që Hoti është lideri. Është kandidat i mirë për skandinavi sepse fol për financa, për ekonomi me shumë siguri. Por a është Kosova e gatshme për këto pasi që për çështje më të mëdha nuk flet si për dialogun me Serbinë”, ka thënë ai.
Buzhala ka thënë që është përparsi e Hotit që e njeh mirë ekonominë.
“Është aset i tij dhe duhet shfrytëzuar pavarësisht që VV i thotë se do ta bëjnë drejtor të ATK-së. Mendoj që kush e njeh mirë ekonomin e di çfarë përparësie ka prandaj është i sigurt në atë që thotë”, tha ai./Arbresh.info
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...