Kryeministri i Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Financave që në koordinim me Fondin Monetar Ndërkombëtar të propozojë mundësi të rritjes së pagave për shërbyesit civilë, në sektorin e arsimit dhe në shëndetësi, shkruan arbresh.info
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë për arbresh.info se deklarata e kryeministrit është deklaratë politike e cila bëhet ekskluzivisht për përfitime në zgjedhje.
“Deklarata e Isa Mustafës për rritje pagash është deklaratë politike, e cila bëhet ekskluzivisht për përfitime në zgjedhje. Mustafa e ka pasur rastin tash tre vjet që të punojë në drejtim të rritjes së pagave dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve. Por, këto paralajmërime po i bën vetëm tash, kur është bërë e qartë se mandatit të tij po i vjen fundi”, ka thënë Mushkolaj.
Kujtojmë se me 8 maj është seanca e radhës për miratimin e Demarkacionit, mendohet se dështimi i marrjes së votave të nevojshme do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja./Arbresh.info/M.Avdimetaj
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...