Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Skënderajt, Musa Dervishaj ka kritikuar kandidatin e pavarur për kryetar të kësaj komune, Bekim Jashari.
Dervishaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Bekimi nuk e ka të sigurt votën as nga Rifat Jashari pasi siç ka thënë, është duke ndjekur rrugë të gabuar, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
“TA DHA GISHTIN, TI IA MORE DOREN”
Babai im “dje” do të vdiste për familjen Jashari.
U ul me ty në tavolinë sepse ishe i Jasharajve.
Ju që e postuat këtë foto (dhe shkrimin e turpshëm) kuptojeni se,
METODAT E UDB’së nuk duhet ti shfrytëzoni për ta ndihmuar Bekimin sepse atë ju nuk e mbroni më shumë se unë.
Po Bekim Jashari, babai im 75 vjeqar ta dha dorën dhe të mirëpriti, por ti dhe ekipa jote e tradhëtuat, sa të bënë nderë kjo mendoje vet?
Babai im nuk ta jep votën sepse ti ke gabuar që je futë në këtë garë.
“Voten se ke të sigurt as nga vet Rifat Jashari” sepse nuk besoj që e ke pyetur për këtë rrugë të gabuar që je duke e ndjekë. M.D
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...