Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka thënë se dixhitalizimi i fiskalizimit është një progres i ri i ATK-së.
Murtezi tha se në mesin e shumë reformave që ka bërë ATK-ja, ky projekt do të ndikoj në rritjen e ekonomisë së vendit, përcjell Arbresh.info.
“Nga një e kaluar ku bizneset detyroheshin që në një formë manuale të deklaronin dhe paguanin tatimet si dhe të merrnin shërbime me prezencë fizike pranë zyrës së ATK-së, tani më të gjitha këto janë të mundshme online 24 orë në ditë”, tha Murtezaj.
“Kemi bërë shumë reforma brenda ATK-së, ku ka shënuar progres në automatizimin e shumicës së punëve dhe në funksionet e saj. Këto progrese ka bërë që ATK-ja vlerësohen lartë nga të gjitha raportet që institucionet e larta bëjnë vlerësimin e punës së Administratave në vende të ndryshme. Tani është një qasje e re që jep mundësi të reja fiskalizimit dhe rritjes së ekonomisë së vendit. Është hap i rëndësishëm dhe ky proces ka. Kjo platformë e dixhitalizimit do të jetë një mundësi e mirë si për ATK-në ashtu edhe për bizneset që ta përmbyllin këtë”, u shpreh tutje Murtezaj./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit, Murati: Projekt i rëndësishëm dhe revolucionar
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...