Në ditën e dytë të punimeve në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, është mbajtur paneli i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, në të cilin janë diskutuar aspekte të përgjithshme të përpjekjeve dhe vendosmërisë së këtyre vendeve për integrim evropian, por, edhe të vet Bashkimit Evropian për të quar përpara proceset e integrimeve.
Në prezantimin e tij para të pranishmëve zëvendësministri në detyrë Valon Murtezaj ka theksuar, “motivin e lartë të Kosovës në përcaktimin e qartë për integrime evropiane dhe euroatlantike si dhe vullnetin e palëkundur të institucioneve të Republikës së Kosovës për të kryer pjesën e punëve dhe detyrave në këtë synim”.
Përkitazi me këtë Murtezaj kërkoi që proceset integruese të përshpejtohen, duke nënvizuar këtu përgjegjësinë e Kosovës, por, edhe të komunitetit ndërkombëtarë, që është i përfshirë në këtë proces.
Në këtë diskutim morën pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues nga institucione tjera të rëndësishme, si Komisioni Evropian, BERZH, dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Forumit Strategjik i Bledit është njëri nga organizimet më të rëndësishme, ku diskutohet për zhvillime të gjithmbarshme globale.
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...