Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka shkruar se zgjidhja më e mirë për situatën tonë është ndryshimi i Kushtetutës dhe zgjedhja e presidentit nga ana e qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka shkruar se ajo që e habit është lehtësia me të cilën diskutohet për ndryshimet kushtetuese, thuajse është çështje e konsensusit shoqëror që do rezultonte në një vullnet politik për ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
Postimi i plotë:
Të gjithë flasin për domosdonë e ndryshimit të Kushtetutës për zgjedhjen e Presidentit, por askush nuk e trajton vështirësinë e ndryshimeve kushtetuese
Të gjithë këto ditë që nga gazetarët, analistët e tek ekspertët juridik po e trajtojnë si rrugëdalje nga ngërçet politike në ndërtimin e institucioneve pas zgjedhjeve, ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjedhjen e Presidentit nga qytetarët. Sigurisht kjo është zgjidhja më e mirë për situatën tonë, pa pasur nevojë për ndryshime shtesë të përgjegjësive të Presidentit të vendit, i cili edhe me rregullimin aktual ka mjaft përgjegjësi. Por ajo që më habit është lehtësia me të cilën diskutohet për ndryshimet kushtetuese, thuajse është çështje e konsensusit shoqëror që do rezultonte në një vullnet politik për ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Dhe ky konsensus ekziston, por për ndryshimet kushtetuese përveç 2/3 e të gjithë deputetëve, nevojiten edhe 2/3 e deputetëve të pakicave, që nënkupton së paku edhe katër deputetë serbë që vijnë nga Lista Serbe. Këtë mekanizëm shumë të dëmshëm për funksionalitetin e shtetit të Kosovës, Lista Serbe dhe rrjedhimisht Beogradi zyrtar e shfrytëzon në vazhdimësi për ta destabilizuar Kosovën. Pra ashtu si në rastin e ushtrisë, Lista Serbe në asnjë variant nuk e jep votën për një ndryshim kushtetues që e bën Kosovën më funksionale. Në anën tjetër pse do të duhej ata të japin votën e tyre dhe të heqin dorë nga një atu që u jep fuqi politike në parlament sa herë që nuk ka konsensus ndër-shqiptar (e që për çështjen e presidentit gati asnjëherë nuk ka pasur). Me situatën aktuale, dhe nevojën që në dy raundet e para të jenë prezentë 80 deputetët, ata çdoherë do të jenë faktorë politik. Andaj edhe kjo situatë tregon sesa e domosdoshme është që ne si shoqëri të kemi të qartë se dialogun me Serbinë, nuk duhet ta shohim vetëm si një obligim në raport me partnerët, por një nevojë jetësore që nga ai ne të dalim si shtet funksional. E kjo do të nënkuptonte jo vetëm njohje nga Serbia, por mbi të gjitha mundësi për ndryshime kushtetuese që nuk do të na mbanin peng të zgjidhjeve të përçudnuara kushtetuese që nuk kanë kuptim në situatën kur pakicat të gjitha së bashku nuk janë më shumë se 5-7% të popullsisë.
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...