Misnistri i Financave, Hekuran Murati ka sqaruar vendimin e ministrisë i cili rregullon tavanet, siç përcaktohet në Ligjin e Pagave dhe në Ligjin e Buxhetit.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka thënë se vendimi s’ka të bëjë fare as me rritje të pagave e as me “shkelje të 80 mijë shërbyesve civilë, siç është raportuar në media”, shkruan Arbresh.info.
“Vendimi rregullon tavanet, siç përcaktohet në Ligjin e Pagave dhe në Ligjin e Buxhetit, ashtu që institucionet që kanë obligim të ofrojnë shërbime publike përtej orës 16:00 si dhe fundjavave, ta bëjnë këtë pa qenë në shkelje të dispozitës ligjore që kufizon punën përtej orarit të rregullt në vetëm 1% të totalit të orëve”, theksoi Murati./Arbresh.info./
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër