Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se u takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë mundësinë për faljen e një pjese të tatimit në pronë, ashtu siç e mundëson Ligji i ndryshuar për tatimin në pronë.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se një vendim të tillë e kanë marrur tanimë tre komuna, përcjell Arbresh.info.
“Graçanica, Obiliqi, dhe Drenasi janë komunat për të cilat në javën që po lëmë pas është raportuar se kanë miratuar faljen e një pjese të barrës së tatimit në pronë, ashtu siç e mundëson ligji i ndryshuar për tatimin në pronë. Si Qeveri, kemi hartuar ligjin e ndryshuar, dhe ligji është miratuar në Kuvend. Një mundësi të tillë për të lehtësuar barrën e tatimpaguesve e patën kërkuar pothuajse të gjitha komunat. Tani, u takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi ose jo”, ka shkruar Murati.
Tutje, Murati ka inkuruajuar edhe edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë këtë mundësi, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor.
“Deri në fund të muajit gusht 2023, nga tatimi në pronë komunat kanë mbledhur mbi 35 milionë euro, që e tejkalon me rreth 500 mijë euro nivelin e mbledhur për komplet vitin 2022. Marrë parasysh këtë performancë të mirë, i inkurajoj edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë mundësinë e faljes së një pjese të tatimit në pronë që të lehtësojnë barrën e qytetarëve, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor”, përfundoi Murati./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...