Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve tha se ndihma prej 100 eurosh, janë para që po u ndahen qytetarëve të cilët kanë nevojë, këtë e kanë bërë edhe disa shtete të tjera.
“Kujt dhe sa i kanë nda qeveritë e mëparshme, ne e dimë këtë … Për herë të parë do t’i ndajmë nga 100 euro për gjithë punëtorët e sektorit publik dhe privat, tani kemi një rritje ekonomike dhe kjo po na mundëson që parat tu ndahen qytetarëve në nevojë. Shtesa prej 100 eurove do të marrin të gjithë pensionistët, familjet me asistencë sociale dhe punëtorët në sektorin publik ”, tha ai në “RTK Prime”.
Sipas ministrit Murati, pensionistët, familjet me asistencë dhe punëtorët në sektorin publik parat, nga 100 euro, do ti marrin së bashku me të ardhurat mujore, pra pa aplikim, kurse studentët dhe të punësuarit në sektorin privat duhet të aplikojnë, meqë nuk ka të dhëna të sakta për ata.
“Meqë nuk kemi të dhëna për të punësuarit në sektorin privat dhe për studentë, pagesa do të bëhet përmes aplikacionit. Pagesa për punëtorët në sektorin privatë, që do të përfitojnë nga 100 euro do ti marrin direkt dhe jo përmes kompanisë, prandaj i lusim kompanitë që t’i fusin në listën e rrogave punëtorët e vet”, tha Murati.
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...