Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

11:48 | 22 Dhjetor 2024
E.G

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe ashtu si dhe për gjithë fëmijët të moshave nga 0 deri 16 vjet.

Pasi kryeministri Albin Kurti dha lajmin në një konferencë për media, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo, nuk do të ketë nevojë për aplikim.

Ministri Murati ka theksuar do të mundohen t’i ekzekutojnë javën e ardhshme mjetet.

“Sikurse vitin e kaluar s’ka nevojë për ndonjë aplikim. I kemi listat e përfituesve në data bazat tona, si për pensionistë ashtu edhe për marrësit e shtesave për fëmijë. Do të mundohemi gjatë kësaj jave që të bëjmë përgatitjet teknike që të ekzekutohen pagesat për këtë javë”, ka deklaruar Murati.

LEXO EDHE:

Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme