Qeveria e Kosovës ka rritur shtesat për fëmijë në vend deri në moshën 16-vjeçare.
Për këtë, ministri i Financave, Hekuran Murati ka dhënë detaje për kriteret e skemës së shtesave për fëmijë, shumën që do ta marrin për muaj si dhe për vit.
“Është një ditë e mirë për të gjithë fëmijët ane kënd vendit, për të gjitha nënat që marrin shtesa në emër të fëmijëve. Bëhet fjalë pra, për 403 mijë, ose më mirë për mbi 403 mijë fëmijë që tani aktualisht janë përfitues të skemës universale të shtesave të fëmijëve, dhe duke e parë të nevojshme ridizajnimin, jemi siguruar që të rritet mbështetja, dhe kësisoj të rritet edhe mirëqenia për të gjithë fëmijët”, ka deklaruar Murati në një konferencë për media.
“Se si llogaritet nga numri i fëmijëve, është kriteri se sa nëna janë regjistruar, dhe për sa fëmijë merr shtesë aktualisht. Pra mund të ketë dy fëmijën apo tre, dhe kuptohet se njëri nga fëmijët mbush 16 vjeç, janë vetëm dy fëmijë që marrin shtesa”, tha Murati.
“Për fëmijën e parë është 20 euro në muaj, apo 240 euro në vit, për fëmijën e dytë, apo për dy fëmijë, është dy herë nga 20 euro, apo 480 euro në vit, ndërkaq në vitin e tretë, bëhet një kapërcim substancial në shumë, sepse për tre fëmijë bëhet nga 30 euro në muaj, që nënkupton nga 90 euro për tre fëmijët, dhe 1 mijë e 80 euro bë vit”, tha Murati./Arbresh.info
Lexo edhe:
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League