Google ADS

Murati tregon a do të mbulohet kostoja e policës kufitare për bashkatdhetarët

11:19 | 29 Qershor 2022
A. B.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Qeveria e Kosovës edhe këtë vit do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët.

Murati përmes një postimi në “Facebook”, tha se për dallim nga dy vitet paraprake polica mund të blihet online, ndërsa pas blerjes, qytetarët që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për rimbursim të pagesës në formularin online të ministrisë së Financave.

“Polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse, mirëpo, që të mos keni nevojë të prisni në kufi, e të mos shkaktohen kolona, rekomandohet që polica të blihet online para se të niseni për Kosovë”.

“Mbështetja vlen për autoveturat për pasagjerë dhe motoçikletat, dhe rimbursimi bëhet për qëndrime deri në 3 muaj brenda vitit kalendarik”, ka shkruar Murati.

Ministri gjithashtu theksoi se rimbursimi mund të kërkohet për të gjitha policat që janë blerë nga data 1 janar 2022 e këtej, me kusht që periudha e tërësishme e mbulueshmërisë për një automjet të mos kalojë 3 muaj brenda vitit.

Blerjen e policës mund ta bëni duke klikuar KËTU

Ndërsa, rimbursimin e blerjes së policës mund ta bëni duke klikuar KËTU ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme