Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Artan Murati, ka thënë se procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë është i domosdoshëm.
Ai ka thënë presidentja Osmani dhe qeveria e re, kanë marrë mandat për kthimin e integritetit në sistemin e drejtësisë.
Murati përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ish-ministrat Ableard Tahiri nga PDK dhe Selim Selimi nga AAK, se nuk kanë shfrytëzuar mekanizmat për luftimin e korrupsionit, dhe po ta bënin një gjë të tillë, dilema e vettingut sipas tij, do të ishte shuar me kohë.
“Po që se shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, në kohën kur ishte ministër i Drejtësisë apo edhe kolegu i tij nga AAK-ja, po ashtu ish-ministër i Drejtësisë, do të ishin angazhuar për shfrytëzim të vërtetë të mekanizmave ekzistues për luftimin e krimit e korrupsionit, kjo dilemë do ishte shuar me kohë.
Për mungesë të veprimeve të tyre, e për më tepër, duke lejuar dobësimin e këtyre institucioneve përmes korrupsionit dhe intervenimeve politike, vetingu pastaj bëhet i domosdoshëm”, ka shkruar Murati, raporton arbresh.info
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...