Google ADS

Murati thotë se Qeveria Kurti qëndron më mirë se të kaluarat, kur flitet për borxhin publik

23:37 | 27 Shkurt 2024
E.G

Ministri i Financave, Hekuran Murati është shprehur se  Qeveria e Kosovës ka pasur menaxhim të mirë me financat publike teksa ka folur për borxhin publik

Murati me anë të një postimi në Facebook publikoi grafikonin duke treguar se Qeveria e Kurtit qëndron më mirë sesa ajo e Hotit për sa i përket borxhit publik, shkruan Arbresh.info.

“Kur flasim për borxh publik, treguesi më i mirë është grafikoni më poshtë, që tregon trendin e qeverive paraprake (ngjyrë hiri), përfshirë edhe projeksionet e Qeverisë Hoti për rritjen enorme të borxhit sipas buxhetit dhe kornizës afatmesme të shpenzimit (ngjyrë të kuqe). Ndërsa me ngjyrë të gjelbër e keni rezultatin e Qeverisë Kurti – në fund të vitit 2023 niveli është përgjysmë më i ulët sesa po të ishin qeveritë tjera”, ka shkruar Murati .

“Dallim enorm në qeverisje dhe menaxhim të financave publike!”, përfundoi ai/./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme