Analisti politik, Artan Murati, ka thënë se është e saktë ajo çfarë ka deklaruar DnV, pasi thotë se ligji për zgjedhjet është shkelur duke u shkelur edhe afatet përmes të cilave votat e diasporës do të duhej të vinin në Kosovë.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se kjo tregon nevojën se duhet të rishikohet edhe njëherë reforma zgjedhore.
“Gjykata supreme dy herë radhazi e vërtetoi se të gjithë qytetarët kanë të drejtë vote dhe ky interpretim është valid në të gjitha shtetet demokratike. Unë konsideroj që KQZ duhet t’i numëroj edhe këto vota sepse janë dërguar në afatin e paraparë. Nëse vërtet dëshirojmë që të mos kemi probleme me afatet kohore atëherë ky afat duhet të zgjatët dhe të shikohen procedurat e votimit”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se një problem i tillë ka ndodhur edhe në Parlamentin Evropian, e që pastaj ka filluar një fushatë “Vota ime është mohuar” për votat me postë.
Ai tutje ka shtuar se afatet me ligj kanë kaluar, duke shtuar se do të jetë pozitive fakti se këto vota do të numërohen.
Murati ka thënë se mund të ketë kalkulime politike, duke shtuar se numërimi i votave me kusht mund t’i shkojnë Lëvizjes Vetëvendosje.
“Procesi zgjedhor ka qenë shumë mirë i organizuar, por problemet kanë filluar pas zgjedhjeve kur ka filluar procesi i numërimit. Këtu ka disa faktorë dhe kryesore janë kërkesat e subjekteve politike, për të bërë rinumërim sepse ka pasur tendenca të manipulimeve brenda subjekteve, e që ka qenë e theksuar te AAK-ja. Kjo është një anomali që fillon nga vendvotimi”, ka thënë ai duke shtuar se do të ishte mirë që të mos numëroheshin votat e kandidatëve në vendvotime.
Si një nga problemet e numërimit të votave, ai ka përmendur edhe votat e ardhura nga Serbia, derisa ka shtuar se ato duhet të shpallen të pavlefshme.
“Unë mendoj që ato do të duhej të shpalleshin të pavlefshme menjëherë sepse edhe kanë rrezikuar shëndetin e punëtorëve të KQZ-së”, ka thënë ai, duke shtuar se është vështirë e besueshme që nuk do të ketë ankesa pas numërimit të votave nga diaspora.
Murati ka shtuar se koha e certifikimit të zgjedhjeve do të varet nga numri i ankesave që vijnë nga partitë politike.
Ai ka thënë se duhet të shqyrtohet edhe problemi i votave të pavlefshme duke shtuar se numri i këtyre votave po rritet në vazhdimësi.
Murati ka thënë se KQZ duhet t’i auditojë fletëvotimet, nëse ato janë shenjë revolte e votuesit, apo ato janë të pavlefshme pasi nuk kanë pasur informacion se si të votohet.
Duke folur për reformën zgjedhore, ai ka thënë ajo është lënë anash për shkak të mos vullnetit për ta shtyrë përpara këtë proces.
Kjo sipas tij, pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri.
“Kanë qenë çështje edhe të karakterit politik. Ka pasur tendencë edhe nga presidenti Thaçi për t’i ftuar partitë për të diskutuar për reformën zgjedhore por se atë botë opozita nuk mori pjesë. Tash me ndryshimin e Qeverisë, konsideroj se është momenti ideal për të shtyrë përpara procesin”, tha ai.
Ndërkaq votimi në ambasada dhe konsulata nga diaspora, ai ka thënë se një gjë e tillë ka filluar si ide nga legjislatura e kaluar.
Sipas tij, ka pasur edhe hulumtime parlamentare dhe dëgjime publike, por se shton se mungesa e vullnetit politik bëri që kjo të mos bëhet e mundur.
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...