Ani pse sot në Kuvendin e Kosovës u nënshkruan 90 deputetë për ta votuar rezolutën për të pagjeturit, të pranishëm ishin vetëm 56 deputetë.
Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se këta deputetë, për asgjë tjetër, të paktën do të duhej të ishin të pranishëm në sallë në shenjë respekti për familjarët e të pagjeturve.
Ai ka thënë se u dështua të realizohej edhe ky minimum pritjeje nga deputetë.
“Fati i të pagjeturve është një barrë e rëndë për shoqërinë e institucionet tona, ndonëse i krijuar si problem, si pasojë e politikës nacional-shoviniste të Serbisë. Megjithatë institucionet tona, duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet, që familjet së paku të gjejnë qetësinë shpirtërore duke punuar të gjendet trupat e më të dashurve të tyre. E nëse kurrgjë tjetër, sot, deputetët tanë të zgjedhur, do të duhej në shenjë respekti, të ishin në sallën e Kuvendit të Kosovës për të miratuar rezolutën për të pagjeturit. Këtë minimum pritjeje që kemi prej tyre, dështuan ta realizojnë”, ka shkruar Murati në Facebook.
Kujtojmë se pas mbajtjes së seancës ku nuk u miratua rezoluta për të pagjeturit në mungesë kuorumi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se duhet t’iu ndalen mëditjet deputetëve të cilët janë nënshkruar dhe nuk kanë qëndruar në seancë.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...