Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se themelimi i Bankës Zhvillimore në Kosovë po bëhet realitet.
Ai tha se kjo ishte njëra nga temat e diskutuara me Bankën Botërore gjatë takimeve vjetore në Washington DC, shkruan Arbresh.info.
“Mbështetja nga Banka Botërore parashihet të vijë në kuadër të projektit për avancimin e sektorit financiar në Kosovë, projekt i cili pritet të kap vlerën rreth 50 milionë euro. Banka Zhvillimore do të mundësojë financimin e projekteve zhvillimore si dhe mbështetjen e sektorëve strategjikë siç janë energjia e ripërtërishme, prodhimi dhe eksporti, bujqësia etj”, tha shefi i kuletës së shtetit transmeton Klankosova.tv
“Qeveria për zhvillim të qëndrueshëm!”, tha ai./Arbresh.info/
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan