Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë moment që ta përfshijë Luginën e Preshevës në dialogun me Serbinë, meqë sipas tij, pas 100 vitesh është hera e parë që po ofrohet një mundësi e tillë.
“Mendoj që interes i shqiptarëve dhe i Kosovës është që të përfshihet edhe Kosova Lindore, për një bisedë të balancuar me Serbinë”, ka thënë Murati në “Rubikon” të KTV’së.
“Qe 10 vjet është folur vetëm për Kosovën, vetëm për serbët në Kosovë, është hera e parë që po na ofrohet mundësia që të flasim për Serbinë, për shqiptarët në Serbi”, ka thënë më tej ai.
Moment historik e quan edhe Ragmi Mustafa, kryetar i këshillit nacional për shqiptarët.
Sipas tij, ky moment duhet të lexohet drejt dhe vendbanimet shqiptare, Presheva, Bujanoci e Medvegja t’i bashkohen Kosovës.
“Ajo që është e rëndësishme është se ky moment historik duhet të lexohet drejt pa marrë parasysh se po ngjallë frikë. Liderët tonë e kanë thonë që e donë komplet në kufijtë kadastral mirëpo nuk janë ata që e përcaktojnë këtë. Në kuadër të kësaj duhet të përfshihen vendbanimet e shqiptarëve. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...