Gjatë qëndrimit të tij në Armeni ku po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ministri i Financave Hekuran Murati u prit sot në takim nga ministri i Financave të Armenisë, Vahe Hovhannisyan.
Përmes një njoftimi për media nga kjo ministri, thueht se përgjatë këtij takimi, dy ministrat diskutuan për mundësitë për bashkëpunim ekonomik marrë parasysh ngjashmëritë mes të dyja vendeve, qoftë në numrin e popullsisë si dhe në indikatorët e tjerë ekonomikë, ngjashmëri këto të cilat reflektohen edhe në vlerësimet e njëjta kreditore BB-.
“Ministri Murati shfrytëzoi rastin të ftoi Ministrin Hovhannisyan për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, njëkohësisht duke e falënderuar për mbështetjen e ofruar nga Armenia në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin nga kjo ministri.
Në përfundim të takimit, palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në procesin e reformave të skemave sociale dhe pensionale, përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira të të dyja vendeve.
Gjithashtu, Murati ftoi ministrin Hovhannisyan për vizitë në Kosovë ku do të diskutohen projektet konkrete për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Armenisë./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...