Sulmi me vezë ndaj ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka nxituar reagime në Ministrinë e Diasporës, e cila konsideron se aktet e tilla dëmtojmë imazhin e Kosovës në botë.
Në reagimin e ministrit në detyrë, Valon Murati, thuhet se pavarësisht bindjeve të secilit për tjetrin, sulmuesja e ka gabuar si personin ashtu edhe vendin ku ka gjuajtur me vezë.
“Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, znj.Vlora Citaku, u sulmua me ve gjatë një ligjërate në Universitetin e Denverit, ku ndër të tjera ishte duke u diskutuar edhe për rritjen e influencës ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-së karshi Kosovës dhe rajonit në përgjithësi. Betejat e brendshme politike nuk duhet të barten në shtete të tjera dhe sulmet nuk duhet të bëhen në ato vende ku diskutohen tema të një rëndësie kaq të madhe e që përbëjnë kërcënim kaq real për ne”, konsideron Murati.
Mbi të gjitha, sipas tij, sulmohet një diplomate që nuk ka të bëj asgjë me zhvillimet në vend dhe në të njëjtën kohë, sipas Muratit, “është ndër përfaqësueset më të denja të Kosovës, si në raport me shtetin ku vepron ashtu edhe në raport me botën, në kuadër të KS të OKB-së”.
“Veprimet e tilla në asnjë mënyrë nuk ndikojnë në përmirësimin e gjendjes brenda vendit tonë, por ndikojnë shumë në dëmtimin e imazhit të vendit tonë jashtë”, konsideron Murati, ministpr në detyrë i Diasporës. RTKlive
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...