Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka dalë me një sqarim rreth pilotimit të Skemës së Asistencës Sociale.
Me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se shumë qytetarë këto ditë kanë shkruar në drejtim të ministrisë me pyetje rreth Pilotimit të Skemës së re të Asistencës Sociale.
“Me gjasë keqkuptimi kryesor është se kush mund të aplikojë, dhe kush kualifikohet për përfitim”, ka shkruar Murati.
Ministri ka theksuar se skema në fjalë është skemë e ndihmës sociale, për të mbështetur familjet e varfra dhe në kushte të rënda ekonomike.
“Pra është vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, veçse me dallimin që hiqet kriteri diskriminues për të pasur fëmijë nën 5 vjeç, si dhe nuk ndërprehet ndihma sociale me automatizëm që në muajin e parë që familja gjeneron të ardhura, por i jep mundësinë familjes për një fazë tranzicioni për së paku 3 muaj. Pra, në këtë skemë duhet të aplikojnë vetëm familjet e varfra dhe që jetojnë në kushte të rënda ekonomike. Dhe nëse i plotësojnë kriteret e parapara, mund të përfitojnë ndihmë sociale përgjatë fazës së pilotimit”, është shprehur Murati.
Murati tutje ka bërë të ditur se mund të aplikojnë edhe ato familje që aktualisht marrin ndihmë sociale, por që nëse kualifikohen, atëherë largohen nga ndihma sociale ekzistuese, dhe kalojnë në skemën e pilotuar. Pra nuk mund të përfitojnë dy ndihma sociale, por vetëm njërën.
“Skema e pilotuar e ofron përparësinë që nëse dikush nga familja punësohet, familja nuk përjashtohet me automatizëm nga ndihma sociale, por jepet mundësia e një faze tranzicioni. Aplikimi është i hapur për të gjitha familjet në gjendje të rëndë ekonomike, mirëpo vlerësimi se kush mund të përfitojë pastaj bëhet nga komisionet përkatëse. Vlerësimi merr për bazë të ardhurat e familjes si dhe pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme. Procesi i verifikimit përfshin edhe vizitat tek familja nga ana e komisionit vlerësues, për të parë nga afër gjendjen ekonomike të familjes. Dhe vetëm pasi të jenë plotësuar kriteret, dhe vërtetohet gjendja e rëndë ekonomike, përcaktohen përfituesit nga kjo skemë”, tha Murati.\
Ministri shtoi se shtesat për fëmijë 0-16 vjeç janë skemë e veçantë, që paguhet me rregull çdo muaj, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjes. Ndërsa skema e pilotimit të asistencës sociale nuk ka të bëjë me shtesat për fëmijë, dhe bazohet kryekëput në gjendjen e rëndë ekonomike të familjes kur përzgjidhen përfituesit.
“Andaj nëse mendoni që nuk i takoni kategorisë me gjendje të rëndë ekonomike, nuk te komandohet të aplikoni sepse gjasat janë të larta që nuk përmbushni kriteret për të përfituar nga kjo skemë”, tha Murati./Arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor