Google ADS

Murati sot nënshkruan marrëveshjen mbi 25 milionë euro me KOSST-in

08:29 | 27 Dhjetor 2023
K.B

Ministria e Financave mban sot ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së nën-huazimit me KOSTT për projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – Përmirësimi i rrjetit të transmetimit” me vlerë 25.5 milionë euro.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media nga kjo ministri, thuhet se në kuadër të kësaj marrëveshjeje parashihet përmirësimi i sistemit të transmetimit të energjisë në Kosovë.

Në takim do të kenë fjalë hyrëse Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, Zëvendësambasadori gjerman në Kosovë Matthias Conrad, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Evetar Zeqiri dhe Zëvendësministri i Ekonomisë Getoar Mjeku.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në ora 09:00./Arbresh.info/

Të ngjashme