Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se shpenzimet për mëditjet dhe udhëtimet zyrtare janë përgjysmuar në krahasim me vitet tjera.
Murati e ka dhënë këtë deklaratë pasi që Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se qeverisja e tanishme i është rritur luksi pushtetar.
Dhe për këtë Murati ka thënë se pse janë rritur çmimet janë për shkak se janë rritur shpenzimet në përgjithësi, duke shtuar se tani ka mire klasifikim të keq klasifikimeve të mëhershme.
“Sa i përket shpenzimeve për mëditjet apo udhëtimet zyrtare janë përgjysmuar kur krahasojmë me vitet jopandemike, normal kur krahasohet me një vit pandemik kur ka qenë gjithçka e mbyllur e nuk ka pas asnjë udhëtim normal që mund të dal dallim mirëpo nëse i krahasojmë me vitet normale, ka së paku përgjysmim. Arsyeje pse janë rrit shpenzimet tek kategoria mallra dhe shërbime ka të bëj kryesisht me rritjen e shpenzimit për barnat esenciale që për vitin aktual është 60 milion euro, ka të bëj me rritjen e shpenzimit për rezervën shtetërore që vitin e kaluar ka qenë 10 milionë euro, sivjet është 15 kurse në të kaluarën ka qenë 300 mijë. Ka mire klasifikim të keq klasifikimeve të mëhershme për shembull shpenzimet të mirëmbajtjes kanë qenë shpenzime kapitale, sivjet kanë kaluar si shpenzime të mallrave dhe shërbimeve si dhe ka edhe normalisht shpenzime për çështje të sigurisë siç është municioni, pajisje dhe furnizime të tjera”, ka thënë Murati.
Haradinaj gjatë seancës së sotme ka thënë se qeveria e ka mundësinë e rishikimit buxhetor dhe të rrisë pagat, por sipas tij, nëse kjo gjendje vazhdon do të ketë ikje masive të profesionistëve nga sektori publik e privat.
Lidhur më këtë, Murati u kundërpërgjigj duke thënë se në vitin e ardhëm do të ketë rritje të koeficientit në 110 euro.
“Sa i përket çështjes së pagave, inflacioni vitin e kaluar ka qenë 11.6 për qind dhe jemi me vendin më të ulët të inflacionit, përjashto Shqipërinë kurse buxheti për paga ka rritje në nivelin prej 16 për qind dhe është paraparë që edhe vitin e ardhshëm të rritet koeficienti në 110”, ka deklaruar ai./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...