Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati deklaroi se sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi dhe mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje, ne si Lëvizje për Bashkim kemi pasur qëndrim qysh në vitin 2008, ku kemi nxjerrë edhe një platformë të bisedimeve, platformë e cila konsiston në reciprocitet deri në ridefinim të kufijve.
“Kohëve të fundit ne e kemi parë, së paku publikisht, se ka ndryshuar qëndrimi amerikan, por edhe i disa shteteve të Bashkimit Evropian, për arsye se ata tash lejojnë që të bëhet zgjidhje jashtë pakos së Ahtisaarit. Prandaj, është fat i madh që në bisedime me Serbinë janë hapur edhe bisedimet për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, tha Murati në RTK.
Sipas Muratit, ne duhet ta shohim interesin tonë, por edhe interesin strategjik amerikan, sepse SHBA-ja si duket ka interes strategjik që t’i bashkoj shqiptarët.
“Nëse është interes strategjik i SHBA-ve për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, atëherë kjo çështje do të kryhet, kurse SHBA-ja do të gjej mundësinë për ta bindur palën kosovare për këtë çështje”, deklaroi ai.
Ndërkaq, lidhur me taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, Murati theksoi se ajo duhet të mbetet ende në fuqi. Kjo për arsye se ka krijuar efekt politik dhe ekonomik.
“Ne si Lëvizje për Bashkim kemi përkrahur vënien e taksës, sepse kemi qenë shumë herët për reciprocitet me Serbinë. Prandaj, konsiderojmë se taksa duhet të mbetet në fuqi për arsye se ka krijuar efekt politik dhe ekonomik. Por, qëndrimi jonë është se me anë të kësaj takse nuk duhet t’i prishim raportet me ndërkombëtarët, e sidomos me Amerikën”, deklaroi Murati.
Përveç kësaj, Murati tha se taksa ka shërbyer edhe për ta mobilizuar shoqërinë tonë (qytetarët, prodhuesit dhe tregtarët). Vetëdijesimi i qytetarëve për konsumimin e produkteve vendore duhet të vazhdoj edhe pa taksën.
Prej momentit që është vendosur taksa, Bashkimi Evropian ka lëvizur në aspektin pozitiv, sepse ju e dini se në CEFTA jemi si UNMIK dhe tani na thonë se mund të jemi aty si Kosovë.
Nëse ka një thirrje serioze nga SHBA-ja për heqjen e taksës, atëherë kjo çështje duhet të analizohet nga bartësit e institucioneve.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës