Artan Murati, këshilltar i kryeparlamentares Vjosa Osmani, është shprehur se nuk janë befasuar me faktin që Qeveria e Kosovës nuk i dha përkrahje nismës legjislative të Osmanit për projektligjin për pandeminë.
Sot kabineti qeveritar unanimisht përkrahu opinionin se Ligji për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë është i panevojshëm.
Murati ka thënë në Interaktiv të enjten në mbrëmje se “me vetë faktin që i mori qeverisë afatin maksimal për të dhënë opinionin për nismën e iniciuar nga kryetarja e Kuvendit, normalisht që na ka bërë të dyshojmë apo pak a shumë ta presim një opinion të tillë, por sot u formalizua”.
“Do të thotë Qeveria s’i dha përkrahje nismës legjislative, por kjo është në rend të dytë sepse çdo lloj opinioni që vjen nga Qeveria nuk obligon në asnjë formë deputetët ta marrin parasysh sepse trajtimi i ligjeve bëhet nga deputetët. Afati do të skadonte nesër e i hap rrugë trajtimit të mëtejmë të projektligjit që është i gatshëm që nga muaji prill”, ka thënë ai.
Murati po ashtu ka thënë se është e çuditshme se pse kjo nismë s’po merr përkrahjen “pasi edhe qeveria ka thënë se top prioritet e ka trajtimin dhe menaxhimin e pandemisë”.
“Projektligji është mënyra më e mirë për të siguruar qasje serioze karshi menaxhimit të pandemisë dhe parandalimit të shtimit të rasteve të reja”, ka thënë ai.
Murati po ashtu ka shtuar se pavarësisht dështimit që të ecet me procedurë të shpejtë, nisma legjislative e Osmanit nuk do të përfundojë. Megjithatë, kjo tash do të marrë muaj kohë.
“Njoftoj se ky projektligj s’ka përfunduar. Qysh në mbledhjen e radhës së kryesisë do të ngarkohet komisioni funksional e do të fillojë trajtimi i tij në procedura standarde. Sot pati tentativë për ta përshpejtuar duke pa rrethanat, por nisma legjislative do të shkojë deri në fund e do të shohim a do të ketë marrë në fund përkrahjen. Sipas rregullores, në momentin kur projektligji iniciohet për leximin e parë duhet jo më pak se dy javë dhe jo më shumë se katër javë deri sa komisioni funksional ta trajtojë shqyrtimin fillestar. Në këtë rast duhet të jetë Komisioni për Shëndetësi, por janë edhe katër komisione të përhershme që duhet ta trajtonin implikimet në secilën fushë. Merr muaj kohë, absolutisht sepse ky është vetëm leximi i parë. Pastaj mund të ofrohen amendamente e procesi ngadalësohet dhe merr kohë”, ka shtuar Murati.
Ai ka thënë se projektligji përmban tetë nene “të mjaftueshme për të trajtuar të gjitha aspektet ligjore që kanë munguar në vendimet e marra nga Qeveria e kaluar dhe potencialisht nga vendimet që mund t’i marrë qeveria aktuale”.
Ka deklaruar se ligji i jep autorizime MSH-së për të marrë vendime të caktuara, ndërsa trajtohen edhe dispozita kalimtare, duke i mundësuar edhe policisë dhënien e gjobave nëse s’respektohen karantina apo vendimet e marra nga Qeveria dhe MSH-ja./koha.net/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...