Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në konferencën për media ka thënë se ka një shpërputhje të madhe në raportet e auditimit të sindikatave, ku theks të veçantë i dha SBAShK-ut.
Murati tha se SBAShK-ut i derdhen në llogari mjete financiare nga 25 mijë e 78 mësimdhënës që paguajnë 2 deri në 3 euro anëtarësi për muaj, teksa shtoi se për vitin 2017, diskrepanca financiare është 330 mijë euro, pasi sipas tij në llogarinë e SBAShK-ut janë derdhur 550 mijë e 317 euro e 60 cent, ndërsa SBAShK-u i ka deklaruar vetëm 220 mijë e 136 euro e 54 cent.
“Për vitin 2017, sipas raportit të auditimit të prezantuar nga SBASHK-u, të hyra nga anëtarësia të cilat janë derdhur në llogarinë e SBASHK-ut janë 550 mijë e 317 euro e 60 cent”.
“SBASHK-u në pasqyrat e veta financiare, të hyra nga anëtarësia ka deklaruar 220 mijë e 136 euro e 54 cent. Pra, bëhet fjalë për një diskrepancë prej 330 mijë euro”, është shprehur Murati.
Tutje, Murati tha se diskrepancë të madhe me mijëra euro në SBAShK ka pasur edhe në vitin 2018 dhe 2019, teksa ftoi organet e rendit që të fillojnë hetimet në lidhje me këtë.
“Në vitin 2018, diskrepanca është 353 mijë euro, të deklaruara më pak sesa janë derdhur në llogarinë e SBASHK-ut”.
“Në vitin 2019, ka 371 mijë euro më pak të deklaruara në raportin financiar si të hyra nga anëtarësia sesa që janë derdhur në llogarinë e SBASHK-ut dhe për këtë ftoj organet e rendit që edhe të hetojnë se nëse më të vërtetë që është siç po thonë ata se kanë paguar pushime apo trajnime të mësimdhënësve”, është shprehur Murati.
Më tej, ai tha se kërcënimet që vijnë nga SBAShK-u në kurriz të fëmijëve, qeveria s’i pranon, teksa u bëri lutje të gjithë prindërve që t’i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë dhe të fillojë mësimi ashtu siç duhet.
“Paralajmërime për padi ka pasur edhe më herët, por nuk është se ka ndodhur. Çdo kush mund të ushtroj padi për secilin, por ajo duhet pasur bazë , ndryshe hedhet poshtë nga gjykata”, tha Murati./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?