Google ADS

Murati: Qytetarët nuk ia kanë borxh askujt të mbesin peng i koalicioneve

13:33 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Deklarimet e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj se nesër mund të mos mbahet seanca konstituive të cilën e ka kërkuar vetë koalicioni PAN, ka ngjallur reagimet e organizatave joqeveritare.

Artan Murati nga KDI ka thënë përmes një statusi në Facebook se çdo vonesë e mëtutjeshme në këtë drejtim është e qëllimshme dhe dashakeqe, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Neser eshte parapare te mbahet vazhdimi i seances konstituive te Kuvendit, ku kishte shprese qe me ne fund PAN do te dal me nje propozim zyrtar per Kryetarin e Kuvendit. Kesaj rradhe, seanca u caktua ne dakordim te plote mes te gjitha subjekteve politike. Megjithate, druaj se perseri dikush mund te mos vije e te mbaje procesin pezull!

Cdo vonese e metutjeshme eshte e qellimshme dhe dashakeqe. Qytetaret nuk ia kane borxh askujt te mbesin peng i koalicioneve qe s’kane numra apo atyre qe me qellim e bllokojne gjithe procesin. Boll ma./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme