Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se vetëm Qeveria Kurti ndërmarrë kaq shumë masa për mbështetjen e qytetarëve e bizneseve për përballjen me inflacionin.
Ministri ka listuar në profilin e tij në Facebook, disa prej masave që ka ndërmarrë qeveria Kurti2, shkruan Arbresh.info.
‘Për të gjitha qeveritë, nuk ka qenë në pyetje çështja se a do të ketë inflacion apo jo, por sa do të jetë mbrojtja që do ta ofrojë qeveria ashtu që ndikimi negativ i rritjes së çmimeve në nivel global, të jetë sa më i përballueshëm në nivel lokal.
Masat që kemi ndërmarrë si qeveri përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor, gjë kjo e konfirmuar edhe nga raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare”, ka shkruar Murati.
Postimi i tij:
Rritja e kostos së jetesës ka qenë njëra nga sfidat globale të cilës, njësoj sikurse të gjitha shtetet tjera, as Kosova nuk kishte se si t’i ikte.
Për të gjitha qeveritë, nuk ka qenë në pyetje çështja se a do të ketë inflacion apo jo, por sa do të jetë mbrojtja që do ta ofrojë qeveria ashtu që ndikimi negativ i rritjes së çmimeve në nivel global, të jetë sa më i përballueshëm në nivel lokal.
Masat që kemi ndërmarrë si qeveri përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor, gjë kjo e konfirmuar edhe nga raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare.
Lista e masave është shumë e gjatë, por po i listoj disa më të rëndësishmet:
Kemi subvencionuar faturat e energjisë elektrike për mbi 200 mijë familje
Kemi subvencionuar dhjetëra mijëra familje në blerjen e pajisjeve efiçiente dhe izolimin e shtëpive
Kemi subvencionuar importin e energjisë elektrike, ashtu që jo i gjithë impakti të bartet tek qytetari – Kosova vazhdon të ketë çmimin më të lirë për kËh në Evropë
Kemi dyfishuar, e në disa kultura edhe trefishuar, subvencionimin në bujqësi
Kemi mbështetur pensionistët, studentët dhe fëmijët me pagesa shtesë, më shumë se njëherë
Kemi dyfishuar e trefishuar shtesat për fëmijë
Kemi miratuar Ligjin e Pagave në sektorin publik, ku qysh në vitin e parë janë alokuar 114 milionë euro buxhet shtesë
Kemi rritur pagën minimale në 350 euro nga 130/170 euro sa ishte, përkundër vonesave e bllokadave nga opozita
Kemi miratuar Ligjin për Mbështetjen e Punëve Publike, për të mbuluar deri në 20% rritjen e kostove të ndërtimit
Kemi subvencionuar kredite investuese për të rritur prodhimin vendor
Kemi mbështetur bizneset me masa për punësimin e të rinjve përmes platofrmës Superpuna – nëse nga një familje janë punësuar dy studentë, kjo ka nënkuptuar që familjes i janë shtuar të ardhurat për 528 euro/muaj
Kemi subvencionuar rritjen e pagës në sektorin privat, ku mbi 17 mijë punëtorë kanë përfituar
Kemi miratuar edhe Ligjin për Çmimet Tavan, por që LDK në shërbim të supermarketeve e bllokoi në Gjykatë Kushtetuese.
Nuk ka asnjë qeveri në rajon që ka ndërmarrë kaq shumë masa për mbështetjen e qytetarëve e bizneseve për përballjen me inflacionin.
Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat zyrtare të Eurostat dhe të agjencive përkatëse të statistikave, siç edhe mund të shihet nga grafiku që ka publikuar sot Radio Evropa e Lirë./Arbresh.info/
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...