Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kërkuar që të formohet një qeveri uniteti për të ndërtuar platformën për bisedime me Serbinë, që do të përmbante brenda saj edhe Luginën e Preshevës.
“Që nga themelimi i kësaj qeveria, forcat politike shqiptare përmes mungesës së vizionit për të ndërtuar një qeveri uniteti, kanë fuqizuar pozicionet e Listës Serbe. Kjo u pa edhe sot, në lojërat aspak parimore në mes të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Murati në Facebook.
Postimi i Muratit në Facebook:
Një qeveri uniteti për të ndërtuar platformën për bisedime që do të përmbante brenda saj edhe Kosovën Lindore
Që nga themelimi i kësaj qeveria, forcat politike shqiptare përmes mungesës së vizionit për të ndërtuar një qeveri uniteti, kanë fuqizuar pozicionet e Listës Serbe. Kjo u pa edhe sot, në lojërat aspak parimore në mes të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës. Ky është momenti i duhur për të gjitha partitë politike parlamentare për ta tejkaluar veten dhe për të shkuar drejt një qeverie uniteti e përbërë nga krejt partitë politike shqiptare. Në këto rrethana kjo qeveri do të duhej ta kishte një mision: hartimin e platformës politike për bisedime me Serbinë dhe përpjekjen për të përmbyllur këto bisedime. Në qendër të platformës, LB beson se duhet të jetë parimi i reciprocitetit në të drejta për shqiptarët në Kosovën Lindore me atë të serbëve në tri komunat veriore të Kosovës. Zbatimi me konsekuencë i këtij parimi do të çonte edhe në ridefinimin e kufijve në mes të dy popujve dhe shteteve duke u baz uar në vullnetin e tyre në këto pjesë përkatëse. Beteja politike në mbrojtje të “integritetit territorial” të Kosovës e në dëm të Kosovës Lindore dhe funksionalizimit të shtetit të Kosovës duhet të pushojë. Qeveria e unitetit duke hartuar platformë të përbashkët do të ndërtonte edhe ekipin i cili do të përfaqësonte Kosovën, duke i eliminuar nga ky proces të gjithë ata që nuk e kanë besimin e forcave politike për këtë proces të ndjeshëm politik. Rrugët tjera do të na çojnë në vazhdimin e konflikteve të brendshme, përpjekjen për të fituar poena politik nga situate aktuale, fuqizim të Listës Serbe dhe humbje e rastit që përmes një zgjidhjeje të duhur në bisedime të funksionalizojmë shtetin e Kosovës dhe ta hapim rrugën për bashkimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ri-akreditohen shtatë laboratorë të Agjencisë së Kosovës për...
Ndërron jetë ish-legjenda e Barcelonës
Aksident i rëndë në Shipol të Mitrovicës, humb jetën një 65-...
Kosova e publikon listën e lojtarëve për turneun e hendbolli...
Pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova – Kjo është gjendja në...
Katër viktima nga tornadot në jug të SHBA-së