Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kërkuar nga bashkatdhetarët që të mos i paguajnë policat kufitare sepse ato janë të subvencionuara nga Qeveria.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati tha se kanë raportime se disa punonjës të Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk informojnë saktë që polica kufitare tashmë është e paguar, përcjell Arbresh.info.
“Policat kufitare 1-mujore për vetura deri në 9 pasagjerë janë të mbuluara nga Qeveria, dhe nuk ka nevojë të paguhet për to, kur hyni në pikat kufitare. Kemi raportime nga disa bashkatdhetarë se punonjës të papërgjegjshëm të Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk informojnë saktë që polica kufitare është e subvencionuar, dhe madje edhe i detyrojnë bashkatdhetarët që të paguajnë për së dyti, për polica që tashmë janë të paguara nga Qeveria”, ka shkruar Murati.
Mes tjerash, ministri ka ftuar mërgimtarët që janë ballafaquar me raste të tilla të raportojnë policinë në numrin 192.
“Ftoj të gjithë ata bashkatdhetarë që janë ballafaquar me raste të tilla, ku u është kërkuar të paguajnë për policën kufitare e që do duhej ta merrnin falas, që rastet t’i raportojnë tek policia në numrin 192. Disa raste tashmë janë raportuar dhe kemi pasur edhe procedimin penal për punonjësit e BKS-së. Njëkohësisht ftoj edhe Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që t’i trajtojnë me prioritet këto raste të keqpërdorimeve”, ka shkruar Murati./Arbresh.info
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...